Vjosë-Nartë
Ndodhet në rrethin e Vlorës.Sipëfaqja aktuale është 19,738 ha. 
Zonë e pasur me ligatina, toka të përkënetuara dhe shpendë ujore. Takohet bimësi tipike mesdhetare, të tokave të kripura sikurse dhe në pjesën veriore të grykëderdhjes së lumit Vjosë. Narta është laguna e dytë në vënd për nga rëndësia për shpendët e ujit, duke qënë një IBA mjaft e rëndësishme (20 000 shpendë dimerues dhe mbi 40 llojeve). Vënd ushqimi për pelikanin (Pelicanus crispus) dhe ku takohen rregullisht flamingot (Phenicopterus ruber). Përreth lagunës gjëndet një florë dhe faunë e pasur tipike e ligatinave mesdhetare. Zona e Zvernecit cilësohet për bukuritë bregdetare të ndërthurura me pasuritë e saj kulturore e tradicionale, që përbëjnë potenciale për zhvillimin e turizmit. Në breg të tij gjëndet pylli i sëlvisë dhe xina (Pistacia lentiscus).

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: