Mbrojtja & Zhvillimi i Qëndrueshëm
AKB-ja ka për mision mbrojtjen dhe zhvillimin e një mjedisi të qëndrueshëm të zonës bregdetare, nëpërmjet monitorimit dhe kontrollit të të gjithë potencialit ekzistues të zonës bregdetare e detare dhe pasurive mjedisore që përfshihen brenda saj.
Gjithashtu, misioni përfshin kontrollin e rreptë të veprimtarive turistike në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.