Patok-Fushëkuqe-Ishëm

Ndodhet në rrethin e Kurbinit. Sipëfaqja aktuale është 5,500 ha. Zonë e pasur me ligatina e bimësi karakteristike të vëndeve të lagështa. Ligatinat, tokat e përkënetuara dhe sidomos grykëderdhja e Matit mbajnë një numër të konsiderueshëm shpendësh të ujit dhe janë të rëndësishëm për peshqit. Një zonë ku takohet një bimësi tipike halofite (e tokave të kripura), dhe një nga lagunat më të rëndësishme të Mesdheut për shpendët limikole (Charadriformes); është e vetmja lagunë ku është takuar lloji globalisht i kërcënuar Numenius tennuirostris, duke përbërë kështu një IBA të një rëndësie të veçantë për vendin. Brënda kësaj zone ruhet ende një njollë e vogël e pyllit të rrënjës (Quercus robur), dru gati në zhdukje në vëndin tonë.

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: