Kune-Vain-Tale

Ndodhet në rrethin e Lezhës. Sipëfaqja aktuale 4393ha.Zonë e peizazhit tokësor dhe detar tërheqës. Mali i Rencit është zonë e një pylli të rrallë me dushkun (Quercus trojana), por në gjëndje natyrore rritet edhe shega (Punica granata). Zonë me vlera të veçanta për zvarranikët dhe shpendët ujore e grabitqarë, ku veçojmë shqiponjën e malit (Aquila chrysaetus) dhe petritin (Falco peregrinus), lloje të rrallë që mbrohen nga disa konventa. Zonë e përfaqësuar nga pyll tipik mesdhetar. Megjithë ndryshimet që kanë ndodhur në të, zona ruan ende vlera të veçanta shkencore si zonë me një sërë tipe habitatesh, si IBA shumë e rëndësishme për shpendët migratore dhe në menyre të veçantë për koloninë e çapkave (fam. Ardeidae). Në këtë zonë takohet një pyll tipik mesdhetar, ndërsa në lagunën e Merxhanit dhe ligatinat përreth saj takohen lloje të shumtë shpendë, për të cilat ajo ka fituar dhe statusin e një IBA. Laguna ka dhe vlera të veçanta iktike (peshqit). Zonë e pasur me vegjetacion ujor (të ujrave të njelmëta e të ëmbla) të shprehur mirë, me shtretër mjaft të shtrirë të kallamishteve të alternuar me pasqyra uji, mjaft e përshtatshme për shpendët e ujit dhe rrëmbenjësit e ditës (zona me dënsitetin më të lartë të këtyre të fundit në vëndin tonë). Grykëderdhja e Drinit ka rëndësi të veçantë për peshqit migratore.

 

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: