Ndodhet në rrethin e Vlorës. Sipërfaqja e përgjithshme e “Parkut Kombëtar Detar” Karaburun-Sazan është 12428.00 hadhe rreth Ishullit të Sazanit, në një largësi 1 milje detare (1852m), nga vija bregdetare, është identifikuar, nga ekspertët vendas dhe të huaj, si zona me vlera të larta të trashëgimisë natyrore. Kjo zonë konsiderohet me larmi të pasur peizazhesh nënujore, habitatesh dhe të llojeve të florës e faunës detare; si vendstrehimi, ushqimi e shumimi për një numër të madh llojesh me rëndësi kombëtare, rajonale dhe globale. Ato përbëjnë gjithashtu një substrakt të përshtatshëm për rritjen e shumë organizmave bimore e shtazore nënujore, duke filluar me algat detare, sfungjerët, knidarët, molusqet, krustacet, lëkurëgjëmborët, koralin e kuq, reptilët, gjitarët dhe habitate të
mundëshme për Fokën e Mesdheut.
Një nga karakteristikat dalluese të biodiversitetit të kësaj zone janë livadhet nënujore të posidonias (Posidonia oceanica), që cilësohen si lloj i përkeqësuar, i Detit Mesdhe. Shtrirja e tyre varet nga natyra dhe përbërja e funddetit, nga karakteristikat e ujit, si transparenca, pastërtia, etj,
të cilat plotësohen më së miri rreth Gadishullit të Karaburunit dhe Ishullit të Sazanit.
Veç të tjerash, kjo zonë banohet ose vizitohet edhe nga lloje globalisht të rrezikuara në shkallë kritike, të cilat janë listuar edhe në konventat ndërkombëtare ku aderon Shqipëria, siç janë disa lloje peshqish, peshkaqenësh, breshkash deti, delfinësh dhe Foka e Mesdheut (Monachus monachus).

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: