Me datë 8.01.2016, Drejtori i Përgjithshëm i Agjëncisë Kombëtare të Bregdetit pati një takim me Presidentin e Federatës Europiane të Via Francigena, Massimo Tedeschi. Ky ishte një takim për mundësi bashkëpunimi midis Via Egnatias dhe Via Francigena në zhvillimin e turizmit kulturor.
Projekti për kthimin e Via Egnatia në një itinerar kulturor do të jetë një projekt mjaft i rëndësishëm i cili këtë vit do të jetë prioritet për Agjencinë Kombëtare të Bregdetit. Në bazë të këtij projekti do të bëhet e mundur tërheqja e sa më shumë turistëve që të vizitojnë dhe të përshkojnë rrugën Egnatia në sezonin e ardhshëm turistik veror.
Via Francigena është emri i përbashkët i një rruge të lashtë pelegrinazhi me drejtimin nga Franca në Romë, edhe pse vlerësohet se ajo e ka pikënisjen shumë më larg, në qytetin e katedrales angleze të Canterbury. Si e tillë, rruga kalon nëpër Angli , Francë, Zvicër dhe Itali. Rruga ishte i njohur në Itali si ” Via Francigena ” (Rruga që vjen nga Franca ” ose ” Via Romea Francigena. Në kohët mesjetare ajo ishte një rrugë e rëndësishme pelegrinazhi për ata që dëshironin të vizitonin Selinë e Shenjtë dhe varrezat e apostujve Shën Pjetër dhe Shën Pali.
read morePrestigjozja Lonely Planet, sapo ka botuar librin më të fundit “New in Travel”, në të cilin listohen disa prej vendeve më emocionuese dhe përvojat e reja të udhëtimit nëpër botë gjatë 2016. Kjo listë është hartuar nga ekspertët e Lonely Planet të cilët kanë vendosur destinacionet më të reja në udhëtim dhe që përmbushin dëshirat e gjithësecilit.
Kjo listë e gjatë paraqet 31 destinacionet që duhet të vizitohen patjetër gjatë 2016 duke filluar me vizitën në vullkanin më të lartë në Nikaragua, Zip-line midis shkrepave dhe fushave të mbjella me duhan në Viñales apo të mrekullohen nga Louvre në Abu Dhabi. Ndër destinacione të tjera për tu parë kjo listë rradhit edhe Ishullin e Sazanit në Shqipëri.
Në hapësirën e rezervuar për Ishullin e Sazanit, Lonely Planet shkruan:
“Shqipëria ka filluar të hapë atraksione të reja në një përpjekje për të tërhequr më shumë vizitorë në brigjet e saj misterioze. Magjepsës Ishulli “fantazëm” i Sazanit, më i madhi në bregdetin shqiptar, është një destinacion i cili shërben më së miri për këtë qëllim. Kjo bazë ushtarake e periudhës Komuniste e pozicionuar në mënyrë shumë strategjike (rreth 45 minuta me anije nga Porti i Vlorës, ku takohen deti Adriatik dhe deti Jon) ka qënë bazë edhe për një nëndetëse Sovjetike. Ndërtesat e braktisura të banimit dhe një shkollë e abandonuar krijojnë një atmosferë drithëruese në këtë version mesdhetar të setit të filmit Lost. Sazani është hapur për publikun në verë 2015, tërheq vizitorët me atmosferën e tij post-apokaliptike si dhe terreni i përshatshëm për ecje në mes të pishave, me pamjen e përsosur të detit në sfond.”
Hapja e Ishullit të Sazanit është një nisëm e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për ta kthyer në destinacion turistik. Agjencia ka hartuar edhe planin e menaxhimit për këtë ishull në bashkëpunim me Conservattoire du Littoral dhe PIM Initiative në Francë.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, z.Auron Tare, ka marrë pjesë në Panairin e zhvilluar në Londër në datat 23-24 Janar 2016. Qëllimi i këtij panairi është prezantimi i eksperiencave të reja dhe destinacioneve të reja turistike. AKB në këtë panair ka prezantuar edhe projektin e Via Egnatia, i cili ka ngjallur shumë interes.
read moreAgjencia Kombëtare e Bregdetit ka nisur takime me të gjitha bashkitë në bregdet për të diskutuar rreth hartimit të planeve menaxhuese të zonave bregdetare. Gjatë këtyre takimeve është diskutuar se cfarë do të bëhet konkretisht përgjatë vijës bregdetare në mënyrë që të evitohen gjatë sezonit të ri turistik problematikat e hasura deri më sot.
read moreDrejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, z.Auron Tare, ka dhënë një intervistë për televizionin Italian Rai 3. Programi i mirënjohur “Est Ovest” do të dedikojë një hapësirë mbi turizmin kulturor përgjatë Via Egnatia si dhe shndërrimi i këtij aseti të rëndësishëm në një produkt turistik ndërkombëtar. Gjatë kësaj interviste të kryer në terren, u diskutua se si Via Egnatia do të jetë një promotor i rëndësishëm i lidhjeve të intenerareve kulturore ballkanike me Italinë si dhe ndikimi i saj në ekonomitë rurale të Shqipërisë dhe Ballkanit.
read more
Në ambjentet e Hotel Tirana International, u mbajt më datë 02.02.2016 konferenca për shtyp për prezantimin e “Expo Sud Italia: të rejat e Made in Italy në Tiranë, Durrës dhe Elbasan”
Nisma Expo Sud Italia organizohet nga Agjencia ICE në Tiranë për t’ju ofruar kompanive pjesëmarrëse kontakte të reja me operatorët ekonomikë, si dhe forcimin e raporteve të bashkëpunimit. Ky aktivitet promovues zhvillohet në datat 4-18 Shkurt 2016.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Ambasadori Italian, z.Alberto Cutillo, i cili foli rreth nismës Expo Sud Italia dhe rëndësisë së organizimit të saj.
Më pas znj.Gabriella Lombardi, drejtoresha e ICE Tiranë dhe Prishtinë, bëri një shpjegim më të detajuar tëExpo Sud Italia. Në fjalën e saj, znj.Lombardi shtoi se kjo nisëm është vijim i të njëjtit aktivitet nga viti i kaluar por risia këtë vit qëndron në faktin se aktiviteti është zgjeruar më tej duke u organizuar jo vetëm në Tiranë por edhe në dy qytete të tjera, Durrës dhe Elbasan. Ajo theksoi se synimi kryesor është fuqizimi i marrëdhënieve ekonomike-tregtare midis Italisë dhe Shqipërisë.
Në fund ishte Drejtori i Agjëncisë Kombëtare të Bregdetit z.Auron Tare, i cili bëri një prezantim të projektit të Via Egnatia dhe rëndësisë së kësaj rruge jo vetëm për historinë që ajo mbart, por edhe për potencialin ekonomik, kulturor dhe social që ajo ka sot.
Jo rastësisht përveç Tiranës janë zgjedhur edhe dy qytetet e tjera, Durrës dhe Elbasan, për promovimin e Expo Sud Italia, kjo për të dhënë mbështetjen ideale vëmendjes së Qeverisë shqiptare për të përfshirë arterien e rëndësishme të periudhës romake në pikat turistike prioritare dhe ta rigjallërojë me projekte të bashkërenduara nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.
Emisioni i aktualitetit ESTOVEST, realizuar nga TGR e Rai 3, në edicionin e rradhës të dt 10.04.2016 ka realiznuar një rubrikë për projektin e kthimit të rrugës antike Egnatia në një destinacion turistik. Ky projekt është një nisëm e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Gjatë intervistës u fol rreth rëndësisë turistike të këtij projekti dhe benefiteve që sjell për ekonominë e zonës.
Për më tepër nga intervista mund të shikoni emisionin në linkun e mëposhtëm.
read morePara 1 viti Agjencia Kombëtare e Bregdetit ndërmori nismën për kthimin e rrugës antike Egnatia në një destinacion turistik. Ndërkohë që puna vazhdon për realizimin e fazave të mëtejshme të këtij projekti, turistët e parë të kulturës dhe aventurës kanë filluar të vijnë.
Ekipi i Initiative Pour les Petites Iles Mediterranee aktualisht po zhvillon një trajnim në Vlorë për menaxhimin e zonave natyrore bregdetare. Ky trajnim i cili po realizohet me përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura është fokusuar në përgatitjen, konceptimin dhe zbatimin e planit të menaxhimit.
Diten e premte, dt. 22.04.2016, në Shëngjin u mbajt një takim me Ministren e Zhvillimit Ekonomik, Turizimit, Tregtise dhe Sipërmarrjes, znj.Milva Ekonomi, Kryetarët e Bashkive bregdetare si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, z.Auron Tare për fillimin e sezonit turistik 2016.