Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, z.Auron Tare, ka dhënë një intervistë për televizionin Italian Rai 3. Programi i mirënjohur “Est Ovest” do të dedikojë një hapësirë mbi turizmin kulturor përgjatë Via Egnatia si dhe shndërrimi i këtij aseti të rëndësishëm në një produkt turistik ndërkombëtar. Gjatë kësaj interviste të kryer në terren, u diskutua se si Via Egnatia do të jetë një promotor i rëndësishëm i lidhjeve të intenerareve kulturore ballkanike me Italinë si dhe ndikimi i saj në ekonomitë rurale të Shqipërisë dhe Ballkanit.