Tag: 2015

Stafi i Ndërmarrjes Shtetërore i të Mirave Detare, vizitë në Tiranë

Stafi i Ndërmarrjes Shtetërore i të Mirave Detare, vizitë në Tiranë

Në vijim të vizitës që Agjencia Kombëtare e Bregdetit bëri në Mal të Zi gjatë muajit nëntor edhe stafi i Ndërmarrjes Shtetërore i të Mirave Detarë në Mal të Zi erdhi në Shqipëri. Këto vizita ishin në kuadër të baskëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave nga të dyja palët.

Gjatë vizitës 2 ditore në vendin tonë, stafi i Ndërmarrjes Shtetërore i të Mirave Detare vizitoi pjesë të ndryshme të bregdetit shqiptar. Ata paraqitën interes për të vizituar ishullin e Sazanit, duke qënë se së fundmi ky ishull është hapur për turistët dhe ka një plan menaxhimi dhe zhvillimi për ta kthyer atë në një destinacion turistik në Shqipëri.

Gjithashtu u vizituan plazhe të ndryshme ku dhe u diskutua për problematikat të cilat hasen si dhe veprimet që mund të ndërmerren. Në fund të takimit u vendos që këto dy institucione të vazhdojnë më tej bashkëpunimin e tyre.





read more

Studentë amerikanë në Tiranë

Studentë amerikanë në Tiranë

18 studentë nga Universiteti i Michigan në SH.B.A, kane kryer praktikën e tyre studimore pranë institucioneve shteterore. Disa prej ketyre studenteve kane zgjedhur Agjencinë Kombetare të Bregdetit për këtë praktikë. Ata i jane bashkuar stafit të AKB dhe kanë ndihmuar në projektet që janë nisur.

read more

Plani i menaxhimit për ishullin e Sazanit

Plani i menaxhimit për ishullin e Sazanit

Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me Conservattoire du Littoral dhe PIM Initiative realizuan planin e menaxhimit të ishullit të Sazanit. Plani i menaxhimit është bazuar në një vizion: “Për të ruajtur, rivendosur dhe për të përmirësuar trashëgiminë kulturore të ishullit të Sazanit, duke siguruar përfitime të qëndrueshme ekonomike dhe ekologjike të komunitetit lokal në qarkun e Vlorës dhe zhvillimin e një qëndre për kërkime shkencore, trajnime.“

read more

Ish ministri i jashtëm francez Vedrine viziton Sazanin

Ish ministri i jashtëm francez Vedrine viziton Sazanin

Ish-Ministri i Jashtëm Francez Hubert Vedrine ka vizituar ishullin e Sazanit ku është pritur nga stafi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Gjate vizitës së tij ish-Ministri është njohur me të shkuarën dhe projektet që ka qeveria shqiptare për kthimin e Sazanit në një atraksion eko-kulturor.





read more

Ishulli i Sazanit hapet për turistët

Ishulli i Sazanit hapet për turistët

Nga 25 Korriku, ishulli i Sazanit është hapur për turistët vendas dhe të huaj si një destinacion turistik, historik dhe natyror. Hapja e ishullit është bërë me marrëveshjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nën administrimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Në ditën e parë zyrtare të hapjes së ishullit të Sazanit si destinacion i rëndësishëm turistik, grupe prej rreth 130 turistësh dhe të rinjsh nga vendi vizituan ishullin, gjithashtu mbi 140 turist nga Shqipëria, Kosova dhe të huaj kanë zhvilluar ture në ishull, shoqëruar nga guidat turistike.

Nga 25 Korriku, ishulli ka qenë i hapur përgjatë gjithë sezonit turistik për këdo që ka patur kuriozitet ta vizitojë atë.

Po punohet për kuadrin ligjor dhe për rregulloren që është hartuar dhe do të miratohet, ku do të caktohet edhe nje biletë hyrje, pasi është shumë e rëndësishme që ishulli të vetë financohet. Pra, të gjitha të ardhurat do ti dedikohen vetëm ishullit, ku pastaj këto të ardhura do të perdoren per restaurimin, për hapjen e qëndrës së vizitorëve dhe për qendrën kërkimore shkencore që duam të themelojme këtu dhe per menaxhimin e zonës.





read more

Studentë dhe profesorë nga Venecia i bashkëngjiten projektit “Via Egnatia”

Studentë dhe profesorë nga Venecia i bashkëngjiten projektit “Via Egnatia”

35 studentë dhe profesorë të Universitetit të Venecia-s, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit kanë filluar marshimin në rrugen antike romake “Via Egnatia”. Kjo, në kuader të projektit për vitalizimin dhe krijimin e një produkti turistik bazuar në këtë rrugë, që dikur lidhte orientin me perendimin.

read more

Plani per Sazanin paraqitet në Samitin Botëror të Agjencive të Bregdetit

Plani per Sazanin paraqitet në Samitin Botëror të Agjencive të Bregdetit

Plani shqiptar për transformimin e ishullit të Sazanit në një destinacion turistik të rëndësishëm është paraqitur në samitin e agjencive të bregdetit të Europës dhe vendeve të Mesdheut që është zhvilluar në Antibe të Francës.

Ky është takimi më i madh ku agjencitë përgjegjëse të mbrojtjes dhe zhvillimit të bregdetit mblidhen së bashku për të diskutuar dhe debatuar çështje me rëndësi të bregdetit. Po kështu, në takim ftohen edhe specialistë dhe universitete të ndryshme të cilët janë të fokusuar në çeshtje të mbrojtjes së zonave bregdetare.

Dita e mbrojtjes së bregdetit përkoi edhe me 40 vjetorin e krijimit të Conservattoire du Littoral, një nga partnerët e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Bashkëpunimi me Conservattoire du Littoral ka filluar në vitin 2014 për ishullin e Sazanit.

read more

Agjencia e Bregdetit, në takimin e KE-së për itineraret turistik ne Madrid

Agjencia e Bregdetit, në takimin e KE-së për itineraret turistik ne Madrid

Agjencia Kombëtare e Bregdetit merr pjesë për herë të parë në një takim të organizuar nga Këshilli i Europës në Madrid, mbi itineraret kulturore dhe turistike europiane. Ky takim bëri bashkë të gjithë administratorët dhe menaxherët e itinerareve turistike dhe kulturore, që tashmë janë pjesë e një zhvillimi të qëndrueshëm të turizmit europian. “AKB ka filluar krijimin dhe implementimin në terren të itinerarit turistik dhe kulturor të ‘Via Egnatia’-s, që shumë shpejt mund të bëhet pjesë e itinerareve kulturore europiane”, tha drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, i cili prezantoi në këtë takim projektin e “Via Egnatia”-s.

read more

Zhvillimi i qëndrueshëm i ishujve të vegjël.

Zhvillimi i qëndrueshëm i ishujve të vegjël.

Një iniciative e ndërmarrë nga Conservattoire du Littoral Francez solli bashkë një numër ekspertësh dhe administratorësh të ishujve në Mesdhe, Afrikë dhe Paqësor. Ishulli i Sazanit u përfaqesua nga AKB e cila prezantoi historinë dhe mundësinë që ka ky ishull për një zhvillim të qëndrueshëm në turizëm dhe eko sistemet detare.

read more

Primary Color

Secondary Color

https://bregdeti.gov.al/wp-content/themes/yachtsailing