Plani per Sazanin paraqitet në Samitin Botëror të Agjencive të Bregdetit

Plani shqiptar për transformimin e ishullit të Sazanit në një destinacion turistik të rëndësishëm është paraqitur në samitin e agjencive të bregdetit të Europës dhe vendeve të Mesdheut që është zhvilluar në Antibe të Francës.

Ky është takimi më i madh ku agjencitë përgjegjëse të mbrojtjes dhe zhvillimit të bregdetit mblidhen së bashku për të diskutuar dhe debatuar çështje me rëndësi të bregdetit. Po kështu, në takim ftohen edhe specialistë dhe universitete të ndryshme të cilët janë të fokusuar në çeshtje të mbrojtjes së zonave bregdetare.

Dita e mbrojtjes së bregdetit përkoi edhe me 40 vjetorin e krijimit të Conservattoire du Littoral, një nga partnerët e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Bashkëpunimi me Conservattoire du Littoral ka filluar në vitin 2014 për ishullin e Sazanit.

Leave a Reply

Primary Color

Secondary Color

https://bregdeti.gov.al/wp-content/themes/yachtsailing