Sistemi i mbajtjes se dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve

BREGDETI

VELIPOJË

SHËNGJIN

TALE (LEZHE)

GJIRI I LALZIT

DURRËS

GOLEM

VLORË

DHËRMI

HIMARË

BORSH

SARANDË

Llojet e akteve administrative në veprimtarinë ekzekutive dhe urdhër-dhënëse të AKB, që përdoren për përmbushjen e funksioneve të saj, janë:

  1. “Urdhëri”, është akti nënligjor i Drejtorit të Përgjithshëm me karakter të brendshëm, që vendos rregulla sjelljeje të përgjithshme ose rregullon një marrëdhënie konkrete. Urdhëri del në bazë dhe në zbatim të Ligjit ose Vendimit të Këshillit të Ministrave. Paraqitja e urdhërit për miratim shoqërohet me relacionin përkatës.
  2. “Udhëzimi”, është akt nënligjor i Drejtorit të Përgjithshëm me karakter shpjegues, që shtjellon të gjitha urdhërimet e Ligjit ose Vendimit të Këshillit të Ministrave.
  3. “Rregullorja”, është akt nënligjor i miratuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, që shtjellon rregullat dhe procedurat që do të përdoren në kryerjen e një veprimtarie konkrete.

Dokumentat administrativë

  1. Në grupin e dokumentave administrativë bëjnë pjesë strategjitë, planet e veprimit, planet e programet e punës, programe të bashkëpunimit me vendet e ndryshme dhe çdo dokument tjetër, i cili kërkon angazhim të burimeve njerëzore apo financiare.
  2.  Këto akte miratohen me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm. Aktet administrative, sipas rastit, mund të kërkojnë nënshkrimin për çdo fletë.
  3.  Dokumentet në formën e urdhërave, udhëzimeve, direktivave, programet e punës, raportet, relacionet, formulohen me shkrim. Në rastet e veçanta kur urdhërat jepen me gojë, evidentohen në një protokoll të veçantë.

Kartela shoqëruese e dokumenteve që hynë në AKB

  1. Kartela shoqëron dokumentin, që vjen në AKB dhe në të bëhen shënimet nga të gjithë personat e angazhuar me të, të cilët u përgjigjen kërkesave të rubrikave që ai përmban.
  2. Praktikat e brendshme shkresore shoqërohen nga një kartelë e brendshme, e cila përmban:
    a) Strukturën nga vjen;
    b) Lëndën objekt të materialit;
    c) Afatin e trajtimit të materialit.
  3. Nuk evidentohen dhe nuk dorëzohen në Sektorin e Arkiv-Protokollit dokumentet me karakter të thjeshtë, si për lëvizje automjetesh, dokumente masive të llogarisë, magazinës, fatura, mandat-pagesa, fletë hyrje-dalje, fletë-udhëtimesh dhe dokumente të tjera të kësaj natyre. Këto dokumente ruhen në sektorët përkatës dhe, pasi humbasin vlerën operative të ruajtjes, asgjësohen nga vetë sektorët, sipas rregullave në fuqi.



Sistemi i mbajtjes se dokumentacionit

Primary Color

Secondary Color

https://bregdeti.gov.al/wp-content/themes/yachtsailing