Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka kenaqësi të mbështesë ekipin e shkencëtareve të rinj nga disa universitete amerikane dhe europiane të cilët vitin e kaluar në Fourni të Greqisë bënë zbulimin e shekullit duke lokalizuar vendin e mbytjeve të 23 anijeve nga antikiteti i lashtë e deri në mesjete.
Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve po punon sëbashku për të realizuar një studim arkeologjik dhe ekologjik përgjatë vijës bregdetare Shqiptare. Ky studim do të jetë në funksion të realizimit të Muzeut Nënujor, investim i cili do të bëhet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.