Janë zhvilluar garat e regatës italiane e cila kishte një etapë edhe në ishullin e Sazanit këtë fundjavë. Jemi të kenaqur që koncepti i ruajtjes dhe promovimit të këtij ishulli historik po jep frytet e tij.
Në këtë aktivitet merrnin pjesë edhe "Banda Adriatika" e cila realizoi klipin e albumit në qytetin e Vlorës, Shkolla artistike Naim Frasheri me një konkurs pikturë me temë "Bregdeti i Vlorës’. Ditën e shtunë, 21 Maj, në aktivitetin organizuar për këtë event fillimisht folën organizuesit për prezantimin e regatës. Më pas u vijua me ndarjen e çmimeve të konkursit të pikturës ku pjesëmarrës ishin nxënësit e shkollës artistike Vlorë (pikturat fituese u blen nga organizata"Il mare che unisce". Muzika nga Banda Adriatika dhe nxënësit e shkollës artistike. Gjithashtu gjatë aktivitetit kishte një banket i përgatitur nga studentët e shkollës së tregtisë , kursi i kuzhinës. Në përfundim u prezantuan Velieret pjesëmarrës të cilët ishin 10 nga 22 që do të vinin fillimisht, dhe u komunikua gara që do të realizohej në brigjet e Vlorës diten e Diel, rreth orës 10.00.