KONKURS PËR DIZENJIMIN E STRUKTURAVE MBROJTËSE PËR DUNAT E RËRËS (GARDHE, PASARELA DHE INSTALACIONE ARTISTIKE) NË KUADËR TË PROJEKTIT “WELCOME” – WPT3

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI

KONKURS

PËR DIZENJIMIN E STRUKTURAVE MBROJTËSE PËR DUNAT E RËRËS (GARDHE, PASARELA DHE INSTALACIONE ARTISTIKE) NË KUADËR TË PROJEKTIT “WELCOME” – WPT3

Vendodhja: Shqipëri

Autoriteti Kontraktues: INSET përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Tiranë, Shqipëri

Kohëzgjatja e pritshme e ekzekutimit: 23 Nëntor 2020

PËRMBLEDHJE

Shoqata INSET në kuadër të implementimit të projektit “WELCOME”/Kodi 192, të financuar nga Bashkimi Evropian nën instrumentin e IPA CBC Itali-Shqipëri-Mal i Zi 2014-2020, hap thirrjen për pjesëmarrjen në konkursin për dizenjimin e strukturave mbrojtese për dunat e rërës. Ref: Interreg IPA CBC Italy-Albania-Montenegro 2014-2020, “WELCOME”, 1st call for standart project/ code.250/ Order nr. 48, Prot, nr. 642, date 28.10.2019. Contract Title: “External Expertise – Organization of a competition to design protective structures for sand dunes”, to support the Natonal Coastline Agency, in implementing WELCOME project. Objektivi i këtij konkursi është planifikimi i një sistemi bregdetar kundër erozionit duke përfshirë ri-përdorimin artistik të mbetjeve detare prej druri për vendosjen në një gjatësi të caktuar të vijes bregdetare. Konkursi do të konistojë në një punë artistike për ri-përdorimin e mbetjeve drusore në konsolidimin e dunave me qëllim zgjidhjen e çështjes së restaurimit të tyre. Kjo qasje do të përdoret lehtësisht edhe në zona të tjera bregdetare duke ndikuar në rritjen e atraksionit të plazheve dhe gjithashtu ndikimit në ekonominë cirkulare. Projekti “Welcome” do të adresojë sfida territoriale ndërkufitare mbi menaxhimin e mbetjeve detare dhe konsolidimin e dunave bregdetare në Shqipëri në zonen e Velipojës, Kepit të Rodonit, Gjiri i Lalëzit dhe Gjiri i Durrësit. Bregdetet e Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi ndajnë të njëjtin impakt në ekosistemet dhe biodiversitetin për shkak të problemeve me mbetjet detare dhe erozionin bregdetar që kanë ardhur si pasojë e impaktit antropogjen duke përfshirë rritjen e nivelit të detit si rezultat i ngrohjes globale, ndryshimet në përdorimin e tokave, strukturat për mbrojtjen e porteve dhe bregdeteve etj.

Për informacione të mëtejshme klikoni në:

Thirrje për shprehje interesi Konkursi për dizenjimin e strukturave mbrojtëse për dunat e rërës

Leave a Reply

Primary Color

Secondary Color

https://bregdeti.gov.al/wp-content/themes/yachtsailing