Ky është një event turistiko-sportiv i cili në tetë ditë përshkon zemrën e Ilirisë historike. Turi përshkon pesë shtete: Greqi, Shqipëri, Mali i zi, Kosovë dhe Maqedoni. Organizohet nga Federata Shqiptare e Motoçiklizmit, Rally Albania dhe Enduro European Organization.
Më shumë se 130 motorrë nga Europa Perëndimore janë në në startin e këtij turi. Vendi që zë më shumë pjesë është Shqipëria me gati 4 ditë në territorin e saj. Eventi është malor dhe në rrugë të pashkelura nga turizmi masiv. Eventi filloi më datë 20 Maj në mëngjes në Igumenicë të Greqisë veriore, për të vazhduar në Shqipëri fillimisht në Vlorë, më pas në Tiranë, Malësi e Madhe, Mali i Zi, veriu i Kosovës, Krahina e Dibrës në Maqedoni dhe malet e Pindit në Greqi. Dita e parë përshkron një prej intenerareve i cili po promovohet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit si një mundësi lidhjeje midis zonave bregdetare dhe atyre malore Borsh-Kuc-Kurvelesh, Bënçë dhe Tepelenë për të ndaluar më pas në Vlorë.