AKB merr pjesë në forumin ndërkombëtar të Singaporit për turizmin

Në Singapor u zhvillua Konferenca e parë me temë “Dinamika e trashëgimisë detare dhe turizmi kulturor”, organizuar nga Universiteti i Teknologjisë “Nanyang” dhe Autoriteti shtetëror Detar i këtij vendi. Kjo konferencë mblodhi për herë të parë ekspertë të fushës nga e gjithë bota, të cilët sollën modele dhe tema, qëflasin mbi trashëgiminë kulturore detare dhe impaktin e tyre në historinë dhe turizmin e vendeve të ndryshme.

Shqipëria u përfaqësua në këtë konferencë nga drejtori i AKB, Auron Tare, i cili referoi modelet: Parku Kombëtar i Butrintit; ishulli i Sazanit, si një destinacion i rëndësishëm i trashëgimisë detare; apo lançimin e projektit të ‘Via Egnatia’-s si pjesë e trashëgimisë botërore, e lidhur po kështu me historinë detare.

Trashëgimia detare është pjesë e trashëgimisë humane të mjaft vendeve, të cilat kanë shfrytëzuar detin për shkëmbime tregtare dhe kulturore. Për këtë arsye, ruajtja, mbrojtja dhe përdorimi i kësaj trashëgimie për turizëm kulturor është mjaft e rëndësishmë për zhvillimin ekonomik të vendit.

Leave a Reply

Primary Color

Secondary Color

https://bregdeti.gov.al/wp-content/themes/yachtsailing