Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka organizuar sot me ndihmën e Qëndrës së Studimeve të Breshkave Detare një leksion me nxënësit e Shkollës GDQ. Ky leksion i zhvilluar në Lagunën e Patokut mundëson interesimin e fëmijëve për çështjet ambientale detare dhe në veçanti mbi historinë e breshkës së ujit Carreta Carreta. Pas leksionit, fëmijët ndihmuan në lëshimin në det të një prej breshkave të matrikulluara.