IUAV, Universiteti i mirënjohur i Arkitekturës në Venecia, ka mirëpritur Konferencës ndërkombëtare me tëme “Via Egnatia një urë lidhëse midis lindjes dhe perëndimit”. Agjencia Kombëtare e Bregdetit prezantoi projektin e saj të rivitalizimit të kësaj rruge antike si një mundësi e madhe për zhvillimin e turizmit kulturor në zona rurale. Ekspozita e hapur në ambjentet e këtij universiteti qëndroi e hapur për një javë ku studentë dhe profesorët e IUAV mund të njiheshin me idetë dhe mundësitë e kësaj nisme. AKB ka qënë një prej nismëtarëve e cila ka gjetur mbështetje edhe në një prej universiteteve të njohura italiane si IUAV në Venecia.