Agjencia Kombëtare e Bregdetit beson në një model të integruar të zhvillimit të turizmit duke lidhur zonat bregdetare me ato malore. Lëvizja e turisteve nga bregdeti në zonat malore dhe anasjelltas do të sjellë krijimin e një produkti turistik të veçantë ku zonat malore do të përfitojnë nga fluksi i lëvizjes bregdetare por dhe zonat bregdetare nga mundësia e eksplorimit të maleve tona.
Për këtë arsye AKB-ja në bashkëpunim me Bashkinë e Himarës dhe atë të Tepelenës po krijon të parin intinerar të infrastrukturës turistike midis zonës së Borsh-Qeparo dhe Pilur drejt Malësisë së Kurveleshit. Rruga e Borshit deri në Kuç dhe nga Kuçi në kanionet e Nivicës për të vazhduar lëvizjen në Luginën e Vjosës dhe në zonën e Zagorisë.
Në bashkëpunim me FA filloi rregullimi i rrugës që lidh Kuçin me Malësinë e Kurveleshit ku banorët e kësaj zone mund ti afrohen detit shumë shpejt por dhe ku turistët që pushojnë në këtë zonë bregdetare mund të eksplorojnë kanionet e Nivicës.