Modele të qëndrueshme në trashëgimi, Bristoli i referohet Shqipërisë

Lajm i publikuar nga portali SOT

“Krijimi i modeleve të qëndrueshme në trashëgiminë kulturore dhe turizëm” është një prej programeve të reja që Universiteti britanik i Bristolit pritet të hapë për herë të parë në vitin e ardhshëm akademik. Ndër rastet e përzgjedhura për t’u bërë pjesë e këtyre leksioneve është edhe një model shqiptar i pilotuar nga drejtori i AKB, Auron Tare, i cili është konsideruar nga specialistët britanikë si një ndër më të suksesshmit në rajon.

Për këtë arsye, një ekip i Universitetit të Bristoli vjen në muajin mars për të filmuar dhe parë nga afër të gjithë specifikat e krijimit të një modeli ku trashëgimia kulturore është përdorur për zhvillimin ekonomik të komuniteteve duke mbrojtur peisazhet dhe zonën përqark trashëgimisë.

Krijimi i modelit të Parkut të Butrintit si modeli më i suksesshëm i Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit në Shqipëri do të jetë pjesë e programit që Universiteti i Bristolit do të japë në leksionet e saj.

“Një model shqiptar për turizmin e qëndrueshëm” do të jetë pjesë e leksioneve në Universitetin e Bristolit, Angli. Si u krijua Parku i Butrintit? Mbrojtja e trashëgimisë dhe përdorimi i saj për zhvillime ekonomike të komuniteteve rurale. Më vjen mirë, që brezi i ri i studentëve do të njihen me një përpjekje unikale për mbrojtjen e Butrintit, por edhe për modelin që po zhvillojmë sot në ndihmë të komuniteteve rurale përgjatë vijës bregdetare”, shkruan Tare.

Me interes për studiuesit britanikë ka qenë edhe një model tjetër i pilotuar nga Tare, ku prej një viti po punohet për krijimin e një modeli të qëndrueshëm për të lidhur zonat bregdetare me komunitete të izoluara në zona rurale. Projekti në fjalë mundëson që fluksi turistik i zonave bregdetare të ketë mundësi të udhëtojë sipas një intenerari të mirëpërcaktuar në zona të izoluara malore por shumë pranë bregdetit, ku vizitorët kanë mundësi të njihen me komponentet natyrore dhe kulturore duke krijuar një produkt autentik shqiptar jo vetëm të qëndrueshëm por edhe larg klisheve të turizmit masiv.

Ruajtja e natyrës, trashëgimisë dhe kulturës lokale, ndërkohë dhe zhvillimi i turizmit si nevojë ekonomike, është një sfidë që shumë zona apo vende e kanë humbur. E ndërkohë, sipas universitetit britanik një model i cili duhet ndjekur mund të gjendet në Shqipëri. Universiteti i Bristolit është shpallur si një ndër 15 universitet më të mira britanike, prej të cilit kanë dalë 13 fitues të çmimit Nobel përfshirë ish-Kryeministrin e famshëm britanik, Wiston Churchill.

 

Leave a Reply

Primary Color

Secondary Color

https://bregdeti.gov.al/wp-content/themes/yachtsailing