Ekspozita e pasurive nënujore e cila u organizua nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit ditën e hënë datë 13 Janar, ngjalli interes jo vetëm tek publiku shqiptar por edhe tek mediet e huaja me të mëdha si Washington Post, New York Times, Fox14, Yahoo, të cilat dedikuan në portalet e tyre një artikull për këtë event.
Shqipëria promovon arkeologjinë e saj nënujore për turizëm
Në Shqipëri po promovohen gjetjet arkeologjike të zbuluara në brigjet jug-perëndimore për të rritur interesin publik si dhe për të tërhequr vëmendjen e vendimmarrësve të cilët mund të ndihmojnë në ruajtjen e këtyre gjetjeve.
Agjencia Kombëtare e Bregdetit zhvilloi një ekpozitë ditën e hënë me 30 foto të cilat tregonin gjetjet nënujore të dekadës së fundit.
RPM Nautical Foundation, ka hartuar rreth një të tretën e bregdetit të Shqipërisë deri më tani, nga Saranda, në afërsi të ishullit të Korfuzit të Greqisë deri në Vlorë. Kreu I Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, thotë se gjatë skanimit të fundit të detit janë gjetur 38 anije të mbytura në detin Jon, gjashtë prej tyre më shumë se 2000 vjeçare.
Tare tha se anijet dhe objekte të tjera tregojnë se Iliria e lashtë ishte një vend ku kryhej tregëti dhe jo një vend piratësh.
Ai thotë se pasuria arkeologjike e bregdetit të Shqipërisë ka nevojë për më shumë mbrojtje ligjore dhe kujdes më të mirë për ta bërë atë një destinacion popullor turistik. Vendi nuk ka një industri zhytjeje scuba, por kjo mund të ndryshojë në qoftë se gjetjet janë promovuar si duhet, ka thënë Tare.
"Ne kemi trashëgimi arkeologjike nënujore shumë të pasur , por, deri më tani, nuk kemi ditur se si ruajmë dhe promovojmë atë si duhet," tha ai.
Ekspozita përmban foto të amforave apo poçeve të cilat përdoreshin për vaj ose verë në Greqinë e lashtë - dhe sende të tjera.
Gjetjet e anijeve të mbytura mendohet se i përkasin një periudhë shumë më të gjatë kohore, nga shek. 6-5 para Krishtit, deri gjatë Luftës së Parë (Perandoria Austro-Hungareze) dhe të Dytë Botërore (anijeve britanike apo italiane)
Gjatë regjimit komunist që sundoi Shqipërinë deri në vitin 1990, kontrolli i bregdetit nga ushtria pengoi trafikantët të cilët mund të ketë qenë tunduar të lëvizin objektet e zhytur. Që prej fillimit të viteve 1990 shumë artikuj që janë vjedhur.
Departamenti i Arkeologjisë Nënujore në Institutin e Arkeologjisë Shqiptare filloi të bashkëpunojë 10 vjet më parë me RPM Nautical Foundation, e cila është e bazuar në Key Ëest, Florida, për të skanuar fundin e detit dhe reliket e mbetura.
"Kjo pasuri e madhe arkeologjike duhet të tregohet për popullatën lokale për ta ruajtur atë dhe në mbarë botën për shkak të rëndësisë së tij kërkimore", tha Ceka.