“Kur burrat dhe malet takohen”, në Kurvelesh

 

Artikull i publikuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare

Agjencia Kombëtare e Bregdetit vazhdon përpjekjet e prezantimit të turizmit shqiptar edhe në tregun turistik amerikan. Kanë qenë disa lidhje dhe ekspedita me studentë të Universitetit të Miçiganit në zonat bregdetare dhe atyre rurale në vendin tonë, e kryesisht në ato të Kurveleshit e Nivicës.

Po kështu, AKB-ja vazhdon projektin e saj për lidhjen e vijës bregdetare me zonat rurale të pa zhvilluara nëpërmjet një modeli të qëndrueshëm ku banorët e këtyre zonave të mund të përfitojnë nga turizmi edhe pse janë vende të izoluara, por shumë pranë detit. Auron Tare, Drejtor i AKB-së thotë se “shumë shpejt vija e rrugëtimit nga Borshi në Kuç- Nivicë dhe lidhja me krahinën e Zagorisë, do të shndërrohet në një intenerar shumë atraktiv ku kanionet e Nivicës do të jenë një prej arsyeve për të udhëtuar deri në këtë zonë”.

AKB, së bashku me një ekip çek të specializuar për markimin e shtigjeve është gati të zhvillojë disa intenerare në këtë zonë duke filluar nga “Rruga e Normanëve”, një rrugëtim historik në ndjekje të zbarkimit të ushtrive me në krye Bohemundin e famshëm, Princin e ardhshëm të Antiokut si dhe intenerarin e përshkruar nga alpinisti i famshëm britanik, William Tilman, shtigjet shqiptare të përshkruara me aq dashuri në librin e tij “Kur burrat dhe malet takohen”.

Zona e Kurveleshit kthehet kështu në një zonë atraktive për turizmin rural malor dhe atë bregdetar.

Leave a Reply

Primary Color

Secondary Color

https://bregdeti.gov.al/wp-content/themes/yachtsailing