Artikull i botuar nga Albania Free Press
Porti i Shëngjinit priti të parën kroçere me mbi 600 turistë nga vende të ndryshme të botës.
Island Sky mbërriti në portin e Shëngjinit duke u drejtuar më pas për te oazi i mrekullueshëm për turizmin shqiptar, Mrizi i Zanave.
Fama e Mrizit tashmë ka prekur edhe sektorin e kroçerave ndërkombëtare. “Agjencia Kombëtare e Bregdetit si katalizator i kësaj vizite shpalos vizionin e saj se turizmi i qëndrueshëm i bazuar ne modele si Mrizi i Zanave është modeli që i duhet Shqipërisë”, deklaron Drejtor i AKB-së.
Tare thotë se ky është një model që duhet mbështetur nga institucionet e turizmit si modeli i të ardhmes.
Tashmë edhe Shëngjini do të përfshihet në harten e porteve turistike të rajonit, pasi bëhet e ditur se dhe në të ardhmen kroçerat do të kenë destinacion këtë port, duke i dhënë në këtë mënyre një tjeter zhvillim turizmit në Lezhë.