Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka organizuar një ekspozitë në pedonale ku janë paraqitur zbulime të pasurive nënujore të 10 viteve kërkime. Gjetjet e ekspeditës amerikano-shqiptare shtrihen nga shekulli i VII para Krishtit, deri pak pas Luftës së Dytë Botërore dhe i prezantohen publikut si një kambanë alarmi për ruajten e pasurive të tilla, në një kohë kur ende legjislacioni shqiptar ka mungesa për mbrojtjen e botës nënujore.
Sipas drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, kjo është një mënyrë interesante për të tërhequr vemendjen ndaj ruajtjes së trashëgimisë kulturore nën ujore, krijimit të legjislacinit dhe ruajtjespor atraksioni më i madh është zhvillimi i turizmit kulturor nënujor. Në vende të tjera këto lloj pasurish shfrytëzohen për t’i kthyer në mënyra ekonomike, ndërsa këtu jo vetëm që nuk përfitohet prej tyre por as nuk ruhen.
Gjetjet nënujore po ndihmojnë për ballafaqimin e fakteve me historinë.
Në pritje të rregullimit të legjislacionit së trashëgimisë nënujore, harta ku ndodhen zonat e zbuluara do t’i dorëzohet policisë, në mënyrë që të ushtrojë kontroll për të mos lejuar zhytjen në zona të caktuara.