Më poshtë po ndalemi në veprimtaritë kryesore të Agjencisë Kombëtare e Bregdetit gjatë vitit 2014 :
- Monitorimin dhe respektimin e akteve ligjore për dhënien në përdorim dhe administrimin e plazheve.
- Monitorimin dhe zbatimin me përpikmëri të instrumenteve të planifikimit të territorit, të miratuara nga autoriteti qëndror dhe vendor në zonën bregdetare.
- Monitorimin e respektimit të rregullave për përdorimin e pasurisë së patjetërsueshme publike në zonën bregdetare.
- Propozimin e ndryshimeve dhe përmirësimin e kuadrit ligjor e nënligjor për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare.
- Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të Zonave Bregdetare.
- Zbatimi i politikave dhe strategjive për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare.
- Bashkëpunimin me organet përkatëse për projektet dhe aktivitetet për mbrojtjen dhe zhvillimin e bregdetit dhe monitorimin e zbatimin e tyre.
- Administrimi i pasurive të paluajtshme shtetërore dhe publike, të cilat i kalohen në përgjegjësi administrimi, në përputhje me rregullat e përcaktuara nga legjislacioni shqiptar në fuqi.
https://bregdeti.gov.al/wp-content/themes/yachtsailing