Regjimi i vizave

BREGDETI

VELIPOJË

SHËNGJIN

TALE (LEZHE)

GJIRI I LALZIT

DURRËS

GOLEM

VLORË

DHËRMI

HIMARË

BORSH

SARANDË

Regjimi i vizave për të huajt përcaktohet në bazë të Ligjit, 108/13, “për të huajt”, dhe VKM, 513/13, “për trajtimin e të huajve”, i ndryshuar:

1) Hyjnë pa vizë në Shqipëri: 

a) Të huajt që kanë një vizë të vlefshme Schengen, me shumë kalime, e cila është përdorur më

parë në një nga vendet e zonës Schengen, ose që kanë një leje të vlefshme qëndrimi në një nga

vendet e zonës Schengen;

b) Të huajt që kanë një vizë të vlefshme të SHBA ose të Mbretërisë së Bashkuar, me shumë

kalime, e cila është përdorur më parë në një nga këto vende, ose kanë leje të vlefshme qëndrimi

në SHBA ose në Mbretërinë e Bashkuar.

2) Të huajt nga Arabia Saudite, Bahrejni, Bjellorusia, Gjeorgjia, Katari, Omani dhe Rusia, mund të

hyjnë në Shqipëri pa viza afatshkurtër (tipi C) për motive turizmi në periudhën 1 qershor – 1

nëntor 2015;

3) Viza D e qëndrimit është e nevojshme për të huajt që do të qëndrojnë në Shqipëri më shumë

se 90 ditë gjatë një periudhe gjashtëmujore (90/180 ditë) dhe që do të kërkojnë pranë organeve

të migracionit leje qëndrimi;

4) Bashkëlidhur gjeni tabelën me regjimin e specifikuar të vizave për secilin vend të huaj: Regjimi 

i vizave për të huajt

5) Të huajt nga vende që nuk janë përfshirë në tabelë kanë nevojë për vizë para se të udhëtojnë

në Shqipëri dhe aplikimet mund t’i paraqesin në përfaqësinë më të afërt nga vendi i tyre i origjinës

ose rezidencës;

Primary Color

Secondary Color

https://bregdeti.gov.al/wp-content/themes/yachtsailing