Për të arritur një menaxhim dhe mbrojtje më të mirë të pasurive natyrore bregdetare si dhe promovimin e vendit si destinacion turistik, me vendim të Këshillit të Ministrave nr.31 st 22.01.2014, krijohet Agjencia Kombëtare e Bregdetit.
AKB-ja organizohet në dy nivele:
a) në nivel qendror, nëpërmjet drejtorisë qëndrore;
b) në nivel rajonal, nëpërmjet 4 (katër) agjencive rajonale.
AKB-ja ka për mision mbrojtjen dhe zhvillimin e një mjedisi të qëndrueshëm të zonës bregdetare, nëpërmjet monitorimit dhe kontrollit të të gjithë potencialit ekzistues të zonës bregdetare e detare dhe pasurive mjedisore që përfshihen brenda saj, si dhe kontrollin e veprimtarive turistike në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
KOMPETENCAT/PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TË AGJENCISË KOMBËTARE TË BREGDETIT:
– Sigurimin e performancës në zonat bregdetare;
– Organizimin e punës për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare;
– Organizimin e punës për nxitjen e investimeve në zonën bregdetare;
– Organizimin e punës për bashkërendimin e programeve, të projekteve zhvilluese me rëndësi për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare;
– Sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, nëpërmjet inspektimit dhe kontrollit të veprimtarive turistike.