B-VISA 2030
“Vizioni Blu 2030” në Adriatikun e Jugut, është projekt i finacuar nga Programi Interreg i Adriatikut Jugor 2021-2027, që synon të promovojë zhvillimin e strategjive të ekonomisë blu në zonën e Adriatikut Jugor dhe shkëmbimin e praktikave të mira.
Qëllimi kryesor i projektit është gjetja e një mekanizmi të përbashkët, për të përmirësuar përkufizimin e strategjive lokale afatgjata blu, por dhe bashkëpunimi ndërkufitar, për të nxitur zhvillimin e sektorëve të ekonomisë blu, si dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë së detit Adriatik.
Bazuar në eksperiencën e Rajonit të Pulias, secili partner pjesëmarrës në projekt, do të përgatisë dhe Planin e Veprimit të Vizionit Blu, me përfshirjen e grupeve të interesit organizimin e seminareve dhe trajnimeve.
Si rezultat i aktiviteteve të projektit, partneriteti do të përcaktojë një plan të përbashkët veprimi për ekonominë blu për Adriatikun e Jugut, mbështetur nga nënshkrimi i një Memorandumi Mirëkuptimi ndërmjet partnerëve të projektit.
Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj (Shkurt 2024 – Janar 2025).
Partnerët:
- Regione Puglia, (Itali);
- Agjencia Kombëtare e Bregdetit (Shqipëri);
- Ministria e Zhvillimit Ekonomik (Mali i Zi).