Adventure Travel Fair: Londër

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, z.Auron Tare, ka marrë pjesë në Panairin e zhvilluar në Londër në datat 23-24 Janar 2016. Qëllimi i këtij panairi është prezantimi i eksperiencave të reja dhe destinacioneve të reja turistike. AKB në këtë panair ka prezantuar edhe projektin e Via Egnatia, i cili ka ngjallur shumë […]
Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka nisur një seri takimesh me të gjitha bashkitë e vendit në bregdet

Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka nisur takime me të gjitha bashkitë në bregdet për të diskutuar rreth hartimit të planeve menaxhuese të zonave bregdetare. Gjatë këtyre takimeve është diskutuar se cfarë do të bëhet konkretisht përgjatë vijës bregdetare në mënyrë që të evitohen gjatë sezonit të ri turistik problematikat e hasura deri më sot.
“Est Ovest” dedikon emision për Via Egnatia

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, z.Auron Tare, ka dhënë një intervistë për televizionin Italian Rai 3. Programi i mirënjohur “Est Ovest” do të dedikojë një hapësirë mbi turizmin kulturor përgjatë Via Egnatia si dhe shndërrimi i këtij aseti të rëndësishëm në një produkt turistik ndërkombëtar. Gjatë kësaj interviste të kryer në terren, u diskutua […]
Nisma “Expo Sud Italia” përgjatë Rrugës së lashtë Egnatia

Në ambjentet e Hotel Tirana International, u mbajt më datë 02.02.2016 konferenca për shtyp për prezantimin e “Expo Sud Italia: të rejat e Made in Italy në Tiranë, Durrës dhe Elbasan” Nisma Expo Sud Italia organizohet nga Agjencia ICE në Tiranë për t’ju ofruar kompanive pjesëmarrëse kontakte të reja me operatorët ekonomikë, si dhe forcimin […]
ESTOVEST transmeton emisionin e rradhes ku flitet edhe per Via Egnatia

Emisioni i aktualitetit ESTOVEST, realizuar nga TGR e Rai 3, në edicionin e rradhës të dt 10.04.2016 ka realiznuar një rubrikë për projektin e kthimit të rrugës antike Egnatia në një destinacion turistik. Ky projekt është një nisëm e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Gjatë intervistës u fol rreth rëndësisë turistike të këtij projekti dhe benefiteve […]
Mbërrijnë turistët e parë në Via Egnatia

Para 1 viti Agjencia Kombëtare e Bregdetit ndërmori nismën për kthimin e rrugës antike Egnatia në një destinacion turistik. Ndërkohë që puna vazhdon për realizimin e fazave të mëtejshme të këtij projekti, turistët e parë të kulturës dhe aventurës kanë filluar të vijnë.
Trajnim me ekspertet e PIM Initiative

Ekipi i Initiative Pour les Petites Iles Mediterranee aktualisht po zhvillon një trajnim në Vlorë për menaxhimin e zonave natyrore bregdetare. Ky trajnim i cili po realizohet me përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura është fokusuar në përgatitjen, konceptimin dhe zbatimin e planit të menaxhimit.
Takim për fillimin e sezonit turistik 2016

Diten e premte, dt. 22.04.2016, në Shëngjin u mbajt një takim me Ministren e Zhvillimit Ekonomik, Turizimit, Tregtise dhe Sipërmarrjes, znj.Milva Ekonomi, Kryetarët e Bashkive bregdetare si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, z.Auron Tare për fillimin e sezonit turistik 2016.
Nis zbatimi i projektit – Rruga “Egnatia”, Tare: Synojmë tërheqjen e vizitorëve të huaj dhe vendas

Nga: Denisa Ruzi Ardhja e praniverës duket se ka favorizuar edhe ardhjen e turistëve të cilet po vizitojne e pershkojne rrugën antike Egnatia, një rrugë drejtuese mijëvjeçare komunikimi midis perëndimit dhe lindjes, midis Adriatikut të poshtëm dhe Egjeut verior. Në mënyrë që numri i turistëve të cilët janë të dhënë pas aventurës dhe kulturës historike […]
Illyria Raid

Ky është një event turistiko-sportiv i cili në tetë ditë përshkon zemrën e Ilirisë historike. Turi përshkon pesë shtete: Greqi, Shqipëri, Mali i zi, Kosovë dhe Maqedoni. Organizohet nga Federata Shqiptare e Motoçiklizmit, Rally Albania dhe Enduro European Organization. Më shumë se 130 motorrë nga Europa Perëndimore janë në në startin e këtij turi. Vendi […]