Me datë 8.01.2016, Drejtori i Përgjithshëm i Agjëncisë Kombëtare të Bregdetit pati një takim me Presidentin e Federatës Europiane të Via Francigena, Massimo Tedeschi. Ky ishte një takim për mundësi bashkëpunimi midis Via Egnatias dhe Via Francigena në zhvillimin e turizmit kulturor.
Projekti për kthimin e Via Egnatia në një itinerar kulturor do të jetë një projekt mjaft i rëndësishëm i cili këtë vit do të jetë prioritet për Agjencinë Kombëtare të Bregdetit. Në bazë të këtij projekti do të bëhet e mundur tërheqja e sa më shumë turistëve që të vizitojnë dhe të përshkojnë rrugën Egnatia në sezonin e ardhshëm turistik veror.
Via Francigena është emri i përbashkët i një rruge të lashtë pelegrinazhi me drejtimin nga Franca në Romë, edhe pse vlerësohet se ajo e ka pikënisjen shumë më larg, në qytetin e katedrales angleze të Canterbury. Si e tillë, rruga kalon nëpër Angli , Francë, Zvicër dhe Itali. Rruga ishte i njohur në Itali si ” Via Francigena ” (Rruga që vjen nga Franca ” ose ” Via Romea Francigena. Në kohët mesjetare ajo ishte një rrugë e rëndësishme pelegrinazhi për ata që dëshironin të vizitonin Selinë e Shenjtë dhe varrezat e apostujve Shën Pjetër dhe Shën Pali.