Agjencia Kombëtare e Bregdetit merr pjesë për herë të parë në një takim të organizuar nga Këshilli i Europës në Madrid, mbi itineraret kulturore dhe turistike europiane. Ky takim bëri bashkë të gjithë administratorët dhe menaxherët e itinerareve turistike dhe kulturore, që tashmë janë pjesë e një zhvillimi të qëndrueshëm të turizmit europian. “AKB ka filluar krijimin dhe implementimin në terren të itinerarit turistik dhe kulturor të ‘Via Egnatia’-s, që shumë shpejt mund të bëhet pjesë e itinerareve kulturore europiane”, tha drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, i cili prezantoi në këtë takim projektin e “Via Egnatia”-s.