Jahti “Rising Sun” mbërrin në ujërat shqiptare

Super jahti "Rising Sun" i 6-ti në botë për nga madhësia dhe një prej anijeve private me luksoze në planet ka prekur ujërat shqiptare (duke xhelozuar jo pak ishullin e Korfuzit).

Shqipëria mund të kthehet në një destinacion të rëndësishëm për turizmin elitar të jahteve. Pak kush beson se bregdeti ynë mund të tërheqë të tillë vizitorë, por ardhja e këtij superjahti në Shqipëri vërteton të kundërtën.

Rising Sun i ndërtuar nga pronari i Oracle, ish partneri i Bill Gates, është një prej jahteve më të famshëm në planet. Tashmë në pronësi të një prej emrave më të rëndësishëm të industrisë së Hollyëood-it mban gjithëmonë në bordin e vet emra nga më të rëndësishëm të politikës, industrisë kinematografike apo të financës botërore.

Ardhja e Rising Sun në ujërat tona është një shenjë e qartë se ne jemi seriozë për të ndërtuar një infrastrukturë dinjitoze e bregdeti ynë mund të kthehet me të vërtetë në një destinacion shumë të rëndësishëm për këtë industri.

 

Leave a Reply

Primary Color

Secondary Color

https://bregdeti.gov.al/wp-content/themes/yachtsailing