Krijimi i infrastrukturës turistike midis vijës bregdetare dhe zonave malore

Në Gusmar të Kurveleshit me Kryetarin e Bashkisë së Tepelenës, z. Termet Peçi, për të prezantuar për banorët e zonës modelin e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit për krijimin e infrastrukturës turistike midis vijës bregdetare dhe zonave malore.

Ne mendojmë dhe besojmë se hapja drejt detit e këtyre zonave të mrekullueshme për zhvillimin e turizmit rural do të krijonte një produkt turistik multifunksional dhe interesant për të gjithë ata që kërkojnë jo vetëm detin por edhe natyrën malore dhe anasjelltas.

Zhvillimi i turizmit do ti nxjerrë këto zona nga harresa dhe do të japë mundësinë e një impakti ekonomik direkt në familjet e banorëve të zonës si dhe do të zhvillojë përdorimin e aseteve natyrore por edhe për zhvillimin e agro turizmit, një potencial ende i pa shfrytëzuar.

Puna jonë sapo ka filluar!

 

Leave a Reply

Primary Color

Secondary Color

https://bregdeti.gov.al/wp-content/themes/yachtsailing