Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me Houghton Library të Universitetit të Harvardid me kënaqësi ka prezantuar përpara publikut një ekspozitë me skica nga pejzazhet e mrekullueshme përgjatë udhës antike Via Egnatia. Këto skica të bëra nga piktori britanik Edward Lear në rrugëtimin e tij përgjatë Via Egnatias në 1849 dhe të rezervuara për vite me rradhë në Librarinë e librave të rralla në Harvard sillen në këtë ekspozitë për publikun e gjerë.
Fillimisht ekspozita u mbajt në Tiranë, në pedonalen Murat Toptani ku pati edhe një interes të veçantë edhe nga publiku.
Kjo ekspozitë do të mbahet edhe në qytete të tjera si Elbasan, Librazhd dhe Pogradec.