Projekti në Nivicë, Rama: Një nga perlat e turizmit historik dhe malor

 

Artikull i botuar nga Sot News

Projekti i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për lidhjen e zonave bregdetare me ato malore ka kthyer një nga zonat e lëna në harresë në vëmendjen e turizmit. Përmes një statusi në Facebook kryeministri Rama ka postuar një kolazh fotosh të AKB dhe pohon se falë këtij projekti në Nivicë një nga thesaret e lëna në harresë sot është transformuar në perlat e turizmit historik dhe kulturor. “Ju uroj një ditë të mbarë me këtë kolazh fotosh të Nivicës së Kurveleshit, një nga thesaret e shumta të lëna në harresë e mjerim për çerekshekull që sot, me shkëlqimin e rikthyer, është transformuar në një nga perlat e turizmit tonë historik, kulturor e malor. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave”, shkruan kryeministri Rama në Facebook. Nga turizmi elitar dhe prezantimi i Shqipërisë në tregun amerikan, AKB-ja vazhdon projektin e saj për lidhjen e vijës bregdetare me zonat rurale të pa zhvilluara nëpërmjet një modeli të qëndrueshëm, ku banorët e këtyre zonave të mund të përfitojnë nga turizmi edhe pse në vende të izoluara, por shumë pranë detit.

 

 

Leave a Reply

Primary Color

Secondary Color

https://bregdeti.gov.al/wp-content/themes/yachtsailing