Artikull i botuar nga Koha Jone
Porti i veriut, Shëngjini priti të parën kruaziere në historinë e tij.
Island Sky me 120 britanikë në bord mbërritën në portin e Shëngjinit duke u drejtuar më pas për te oazi i mrekullueshëm për turizmin shqiptar, Mrizi i Zanave.
“Agjencia Kombëtare e Bregdetit si katalizator i kësaj vizite shpalos vizionin e saj se turizmi i qëndrueshëm i bazuar ne modele si Mrizi i Zanave është modeli që i duhet Shqipërisë”, deklaron Drejtor i AKB-së, Auron Tare.
Po ashtu, vetë Nivica, qendra e saj, i është nënshtruar një rehabilitimi ku veçon një xhami e vjetër dhe e rrallë e cila po rikonstruktohet për të shërbyer dhe si një objekt muzeal.