Artikull i publikuar ne portalin Agjencia Telegrafike Shqiptare
Universiteti i Venecias u bë mikpritës i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në prezantimin e ekspozitës mbi rivitalizimin dhe kthimin e Via Egnatias në një aset të rëndësishëm të turizmit kulturor.
“Ishte një atmosferë e mrekullueshme ku u ndanë mendime dhe ide te shumta”, shprehet Auron Tare, drejtor i AKB.
Agjencia Kombetare e Bregdetit me një përfaqësi ekspertësh prezantoi projektin e saj të rivitalizimit të kësaj rruge antike si një mundësi e madhe për zhvillimin e turizmit kulturor, në zona rurale. Ekspozita e hapur në ambjentet e këtij Universiteti do të jetë qëndrojë për një javë, ku studentë dhe profesorë të IUAV mund të njihen me idetë dhe mundësitë e kësaj nisme.
AKB ka qenë një prej iniciatorëve të kësaj nisme, qe ka gjetur mbështetje edhe nga një prej universiteteve të njohura italiane.