Njoftim Publik për Hapjen e Aplikimeve për Ushtrimin e Veprimtarisë si Stacion Plazhi për Sezonin Turistik Veror 2026

Në mbështetje të Vendimit nr. 649, datë 16.10.2024, të Këshillit të Ministrave Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, të ndryshuar, Ministria e Turizmit Kulturës dhe Sporteve njofton hapjen e aplikimve për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, për sezonin turistik veror 2026.

Njoftohen të gjithë subjektet e interesuar të cilët plotësojnë kriteret e parashikuar në VKM-në 649/2024, të ndryshuar, të aplikojnë në portalin E-Albania për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi për sezonin turistik veror 2026, nga data 23 shkurt 2026 deri në datën 15 mars 2026.

Kriteret bazë për miratimin paraprak të kërkesës së subjekteve do të jenë si më poshtë vijon:

  • Subjekti të disponojnë strukturë akomoduese të kategorizuar nga ministria përgjegjëse turizmin, me hapësirë plazhi para strukturës akomoduese;
  • Subjekti të disponojnë strukturë akomoduese të kategorizuar nga ministria përgjegjëse turizmin, me hapësirë plazhi në afërsi të strukturës akomoduese;
  • Subjekti në Bashkitë përjashtimore për Bashkinë Fier, Bashkinë Divjakë, Bashkinë Pogradec, për plazhin Zvërnec, Plazhi i Vjetër, Bashkia Vlorë, plazhet Spille, Vilë-Bashtovë, Bashkia Rrogozhinë, plazhet Shetaj, plazhi i Gjirit të Lalzit, plazhi Hamallaj, plazhi i Katundit të Ri, plazhi Porto- Romano 1, plazhi Currila 1, plazhi Currila 2, plazhi Currila 3, plazhi Currila 4, plazhi Currila, Bashkia Durrës, plazhet Borsh, Llaman, plazhi Lukovë 2, plazhi Maraçi, Bashkia Himarë, plazhi i Rrjollit, Bashkia Shkodër, të disponojë një strukturë shërbimi dhe të këtë hapsirë plazhi përpara strukurës së shërbimit.
  • Subjekti të jetë i regjistruar si person fizik apo juridik për ushtrimin e veprimtarisë, si strukturw akomoduese ose strukturë shërbimi.

Dokumentacioni që duhet të plotësohet online në këtë fazë aplikimi është si më poshtë vijon:

  1. formularin e kërkesës on-line, sipas numrit përkatës identifikues të stacionit të plazhit, duke specifikuar kapacitetin e strukturës akomoduese, numrin e dhomave;
  2. planin e operimit për ushtrimin e veprimtarisë, si stacion plazhi, sipas formatit të publikuar on-line;
  3. foto të jashtme të qarta të strukturës akomoduese, të cilat identifikojnë strukturën akomoduese ose strukturën e shërbimit, në raport me hapësirën e plazhit, si dhe foto të qarta të hapësirës së plazhit, për të cilën aplikohet:
  4. vetëdeklarimin se subjekti është njohur me kushtet, kriteret dhe kërkesat për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit dhe mban përgjegjësi të plotë për plotësimin dhe zbatimin tyre, sipas ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi.

Në çdo rast subjekti njoftohet nëpërmjet portalit “e-Albania” për ecurinë e aplikimit të tij duke specifikuar dhe dokumentacionin që duhet të plotësojë ose korrigjojë për vijimin e aplikimit.

Për më shumë informacion:

Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 649, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores “për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, i ndryshuar; Qendra e Botimeve Zyrtare

Linku për aplikim: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13881

Kujdes! Për çdo stacion plazhi kërkohet vetëm 1 aplikim.

Përgjigja merret elektronikisht brenda 30 ditëve.

 

 

Primary Color

Secondary Color

https://bregdeti.gov.al/wp-content/themes/yachtsailing