NJOFTIM PËR ZHVILLIM TENDERI
Objekti: Hartimi i Planit të Veprimit dhe Organizimi i Trajnimeve, Seminareve dhe Konferencës Përmbyllëse për Projektin "Blue Vision 2030 në Adriatikun e Jugut (B-ViSA 2030)"
Autoriteti Kontraktues: Agjencia Kombëtare e Bregdetit
Në kuadër të projektit ndërkufitar "B-ViSA 2030 – Vizioni Blu 2030 në Adriatikun Jugor," i cili synon zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë blu në këtë rajon, Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka nisur procedurën e tenderimit për objektin: “Hartimi i Planit të Veprimit dhe Organizimi i Trajnimeve, Seminareve dhe Konferencës Përmbyllëse.” Ky projekt financohet nga Komisioni Europian nëpërmjet programit “Interreg IPA Cross-border South Adriatic 2021-2027.”
Përshkrimi i Shërbimeve të Kërkuara:
Afati për Aplikim: Të gjitha ofertat duhet të dorëzohen brenda datës 09 Shtator 2024.
Për më shumë detaje mbi procedurat e tenderimit, referojuni modeleve të PRAG dhe anekseve të tij, të cilat mund t'i shkarkoni në adresën: http://ec.europa.eu/europeaid/prag/document.do.
Për të marrë më shumë informacion dhe për të siguruar dokumentacionin e tenderit, kontaktoni në adresën: info.bregdeti@bregdeti.gov.al
Ftojmë të gjithë ofruesit e interesuar të marrin pjesë në këtë mundësi të rëndësishme për të kontribuar në suksesin e projektit B-ViSA 2030.