Në vijim të vizitës që Agjencia Kombëtare e Bregdetit bëri në Mal të Zi gjatë muajit nëntor edhe stafi i Ndërmarrjes Shtetërore i të Mirave Detarë në Mal të Zi erdhi në Shqipëri. Këto vizita ishin në kuadër të baskëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave nga të dyja palët.
Gjatë vizitës 2 ditore në vendin tonë, stafi i Ndërmarrjes Shtetërore i të Mirave Detare vizitoi pjesë të ndryshme të bregdetit shqiptar. Ata paraqitën interes për të vizituar ishullin e Sazanit, duke qënë se së fundmi ky ishull është hapur për turistët dhe ka një plan menaxhimi dhe zhvillimi për ta kthyer atë në një destinacion turistik në Shqipëri.
Gjithashtu u vizituan plazhe të ndryshme ku dhe u diskutua për problematikat të cilat hasen si dhe veprimet që mund të ndërmerren. Në fund të takimit u vendos që këto dy institucione të vazhdojnë më tej bashkëpunimin e tyre.