Nisma “Expo Sud Italia” përgjatë Rrugës së lashtë Egnatia

Në ambjentet e Hotel Tirana International, u mbajt më datë 02.02.2016 konferenca për shtyp për prezantimin e “Expo Sud Italia: të rejat e Made in Italy në Tiranë, Durrës dhe Elbasan”

Nisma Expo Sud Italia organizohet nga Agjencia ICE në Tiranë për t’ju ofruar kompanive pjesëmarrëse kontakte të reja me operatorët ekonomikë, si dhe forcimin e raporteve të bashkëpunimit. Ky aktivitet promovues zhvillohet në datat 4-18 Shkurt 2016.

Fjalën përshëndetëse e mbajti Ambasadori Italian, z.Alberto Cutillo, i cili foli rreth nismës Expo Sud Italia dhe rëndësisë së organizimit të saj.

Më pas znj.Gabriella Lombardi, drejtoresha e ICE Tiranë dhe Prishtinë, bëri një shpjegim më të detajuar tëExpo Sud Italia. Në fjalën e saj, znj.Lombardi shtoi se kjo nisëm është vijim i të njëjtit aktivitet nga viti i kaluar por risia këtë vit qëndron në faktin se aktiviteti është zgjeruar më tej duke u organizuar jo vetëm në Tiranë por edhe në dy qytete të tjera, Durrës dhe Elbasan. Ajo theksoi se synimi kryesor është fuqizimi i marrëdhënieve ekonomike-tregtare midis Italisë dhe Shqipërisë.

Në fund ishte Drejtori i Agjëncisë Kombëtare të Bregdetit z.Auron Tare, i cili bëri një prezantim të projektit të Via Egnatia dhe rëndësisë së kësaj rruge jo vetëm për historinë që ajo mbart, por edhe për potencialin ekonomik, kulturor dhe social që ajo ka sot.

Jo rastësisht përveç Tiranës janë zgjedhur edhe dy qytetet e tjera, Durrës dhe Elbasan, për promovimin e Expo Sud Italia, kjo për të dhënë mbështetjen ideale vëmendjes së Qeverisë shqiptare për të përfshirë arterien e rëndësishme të periudhës romake në pikat turistike prioritare dhe ta rigjallërojë me projekte të bashkërenduara nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.





Leave a Reply

Primary Color

Secondary Color

https://bregdeti.gov.al/wp-content/themes/yachtsailing