Drejtësia e Këshillit të Europës vendos së Plazhet Italiane nuk mund të jenë në duart e subjekteve përjetësisht por duhet garë e ndershme dhe me standarde për të marrë administrimin e tyre. Agjencia Kombetare e Bregdetit ka bërë të njëjtin propozim prej më se dy vitesh për të futur në garë të gjithë ato subjekte që kërkojnë të marrin plazhe në administrim dhe jo të trashëgojnë pronën publike që i përket të gjithë qytetarëve.
Më poshtë mund të lexoni shkrimin e botuar nga La Stampa (këtu shkrimi origjinal).
Gjykata e Drejtësisë e BE:"Konçensionet për stacionet e plazheve duhet të jepen me garë”
«Shfrytëzimi turistik i pasurive detare shtetërore sipas ligjit italian "ndalon një përzgjedhje të paanëshme dhe transparente të kandidatëve"»
Koncesionet për stacionet e plazhit nuk mund të rinovohen automatikisht: për këtë qëllim duhet një përzgjedhje "e paanëshme" dhe "transparente" përmes tenderimit. Këtë gjë e ka vendosur Gjykata e Drejtësisë e BE me një vendim të shumëpritur , por që mund të ketë pasoja në plazhet bregdetare dhe bregliqenore italiane.
Ligji italian parashikon një zgjatje automatike dhe përgjithësuar të koncesioneve në hapësirat publike, e cila kohët e fundit ka shtyrë afatet e konçensioneve deri më 31 dhjetor 2020. Sot Gjykata, duke marrë dispozitat e Nenit 12 të Direktivës Europiane të Shërbimeve, Direktiva Bolkenstein, ajo megjithatë ka vendosur lëshimi i autorizimeve duhet t'i nënshtrohet procedurës së përzgjedhjes ndërmejt kandidatëve të mundshëm.
Një dush i ftohtë për administratorët e stacioneve të plazhit, edhe pse nuk do të ketë ndryshime të menjëherëshme. Megjithatë Qeveria duhet të marrë masa: Ministri Costa kishte njoftuar se do të hartohet një ligj, i cili i delegon Qeverisë funksionin legjislativ për të bërë një riorganizim të përgjithshëm të kësaj çeështje. Ndërkohë, për të rregulluar në mënyrë të menjëherëshme këtë parregullsi dhe për të shmagur sanksione nga Brukseli, duhet të hyjë në fuqi një amendim në dekretin për entet lokale.
Direktiva Evropiane lejon shtetet anëtare të marrin në konsideratë interesat e atyre që tashmë kanë autorizimet , por një zgjatje automatike e konçensionit"nuk mund të justifikohet." Ndër të tjera, Gjykata vëren, legjislacioni italian do të penalizojë kompanitë që janë me seli jashtë vendit, duke penguar konkurrencën.
Gjykata gjithashtu vendosi se i takon gjykatave italiane për të verifikuar ", në zbatim të direktivës" në qoftë se koncesionet italiane duhet të jetë subjekt i një numri të kufizuar të autorizimeve për shkak të "mungesës së burimeve natyrore."