Në datat 16-17 nentor, Agjencia Kombëtare e Bregdetit realizoi një takim me homologen e saj në Mal të Zi. Ky takim ishte në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave si dhe për diskutimin e projekteve të përbashkëta që mund të realizohen në të ardhmen. Gjate këtij takimi u diskutua rreth mënyrës së organizimit dhe funksionimit të të dyja agjencive si dhe u pa në terren se si zbatohen planet e miratuara për menaxhimin e bregdetit.