Agjencia Kombëtare e Bregdetit prezanton projektin e Via Egnatia në Venecia

 

Artikull i publikuar ne portalin Agjencia Telegrafike Shqiptare

Universiteti i Venecias u bë  mikpritës i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në prezantimin e ekspozitës mbi rivitalizimin dhe kthimin e Via Egnatias në një aset të rëndësishëm të turizmit kulturor.

“Ishte një atmosferë e mrekullueshme ku u ndanë  mendime dhe ide te shumta”, shprehet Auron Tare, drejtor i AKB.

Agjencia Kombetare e Bregdetit me një përfaqësi ekspertësh prezantoi projektin e saj të rivitalizimit të kësaj rruge antike si një mundësi e madhe për zhvillimin e turizmit kulturor, në zona rurale. Ekspozita e hapur në ambjentet e këtij Universiteti do të jetë qëndrojë për një javë, ku studentë dhe profesorë të  IUAV mund të njihen me idetë dhe mundësitë e kësaj nisme.

AKB ka qenë një prej iniciatorëve të kësaj nisme, qe ka gjetur mbështetje edhe nga një prej universiteteve të njohura italiane.

Leave a Reply

Primary Color

Secondary Color

https://bregdeti.gov.al/wp-content/themes/yachtsailing