HomeTë rejatNjoftime

 

 

 

 

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI

KONKURS

PËR DIZENJIMIN E STRUKTURAVE MBROJTËSE PËR DUNAT E RËRËS (GARDHE, PASARELA DHE INSTALACIONE ARTISTIKE) NË KUADËR TË PROJEKTIT “WELCOME” – WPT3

 

Vendodhja: Shqipëri

Autoriteti Kontraktues: INSET përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Tiranë, Shqipëri

Kohëzgjatja e pritshme e ekzekutimit: 23 Nëntor 2020

 

PËRMBLEDHJE 

 

Shoqata INSET në kuadër të implementimit të projektit “WELCOME”/Kodi 192, të financuar nga Bashkimi Evropian nën instrumentin e IPA CBC Itali-Shqipëri-Mal i Zi 2014-2020, hap thirrjen për pjesëmarrjen në konkursin për dizenjimin e strukturave mbrojtese për dunat e rërës. Ref: Interreg IPA CBC Italy-Albania-Montenegro 2014-2020, “WELCOME”, 1st call for standart project/ code.250/ Order nr. 48, Prot, nr. 642, date 28.10.2019. Contract Title: “External Expertise – Organization of a competition to design protective structures for sand dunes”, to support the Natonal Coastline Agency, in implementing WELCOME project.  Objektivi i këtij konkursi është planifikimi i një sistemi bregdetar kundër erozionit duke përfshirë ri-përdorimin artistik të mbetjeve detare prej druri për vendosjen në një gjatësi të caktuar të vijes bregdetare. Konkursi do të konistojë në një punë artistike për ri-përdorimin e mbetjeve drusore në konsolidimin e dunave me qëllim zgjidhjen e çështjes së restaurimit të tyre. Kjo qasje do të përdoret lehtësisht edhe në zona të tjera bregdetare duke ndikuar në rritjen e atraksionit të plazheve dhe gjithashtu ndikimit në ekonominë cirkulare.  Projekti “Welcome” do të adresojë sfida territoriale ndërkufitare mbi menaxhimin e mbetjeve detare dhe konsolidimin e dunave bregdetare në Shqipëri në zonen e Velipojës, Kepit të Rodonit, Gjiri i Lalëzit dhe Gjiri i Durrësit. Bregdetet e Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi ndajnë të njëjtin impakt në ekosistemet dhe biodiversitetin për shkak të problemeve me mbetjet detare dhe erozionin bregdetar që kanë ardhur si pasojë e impaktit antropogjen duke përfshirë rritjen e nivelit të detit si rezultat i ngrohjes globale, ndryshimet në përdorimin e tokave, strukturat për mbrojtjen e porteve dhe bregdeteve etj.

 

Për informacione të mëtejshme klikoni në: 

Thirrje për shprehje interesi Konkursi për dizenjimin e strukturave mbrojtëse për dunat e rërës

 

 

Referenca e Projektit: Interreg IPA CBC Italy – Albania – Montenegro 2014-2020 “WELCOME” / 1st call for standard project /code. 192/ Order No.92, Prot.Dt.30.12.2019

 Në kuadër të projektit "WELCOME" / Kodi. 192 , bashkë -financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit Interreg IPA i Bashkëpunimit Ndërkufitar, Itali-Shqipëri-Mal i Zi, 2014-2020, Agjencia Kombëtare e Bregdetit shpall thirrjen e mëposhtne për shërbime të ekspertizës së jashmtme:

 

“Përgatitje për ndërtimin e Murit Bregdetar”

 

Dosja e tenderit është bashkëngjitur kësaj thirrje për propozime dhe ajo përfshin:

  • ·         Udhëzime mbi tenderin 
  • ·         Draft Kontratë Marreveshjeje dhe Kushtet e veçanta me anekset përkatëse;
  • ·         Kushtet e përgjithshme për kontratat e shërbimit;
  • ·         Njoftimi i kontratës
  • ·         Termat e Referencës;
  • ·         Metodologjia e organizimit;
  • ·         Eksperti kyç (përfshirë modeli për paraqitjen e listës së ekspertëve dhe CV së tyre);
  • ·         Buxheti  (sipas modelit të dhënë)

 Informacione të tjera:

  • ·         Tabela e përputhjes administrative;
  • ·         Tabela e Vlerësimit;
  • ·         Formati i aplikimit për tender

Për më shumë detaje në lidhje me procedurat e tenderimit ju lutem konsultohuni me PRAG 2019 dhe anekset e tij, që mund ti shkarkoni në këtë faqe internet:

http://ec.europa.eu/europeaid/prag/document.do

Presim propozimet tuaja para afatit të fundit të dorëzimit të dokumentacionit, sic është përcaktuar në pikën 8, të dokumentit të instruksioneve të tenderit. Dërgojini aplikimet tuaja në adresën e dhëne në pikën 8.

Aplikimi duhet të përmbajë një ofertë teknike dhe një ofertë financiare, të cilat duhet të dorëzohen në zarfa të vecantë. Cdo ofertë teknike dhe ofertë financiare duhet të përmbajë një origjinal, të shënuar qartë "origjinal", dhe një kopje, të shënuar "Kopje".

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të paraqesin kërkesën e tyre në një zarf të mbyllur dhe të shkruajnë në zarf:

  1. Adresën për paraqitjen e tenderëve të treguar më lart;
  2.  Kodi i referencës i procedurës së tenderit
  3. Fjalët "Not to be opened before the tender-opening session" dhe fraza në shqip "Mos te hapet perpara fazes se hapjes se ofertave te tenderit"
  4.  Emrin e tenderuesit.

Në adresën e mëposhtme:

Agjencia Kombetare e Bregdetit

Bulevardi “Gjergj Fishta”, Pallatet Shallvare, Tiranë

www.bregdeti.com.al

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 28.02.2020, ora 16:00.

Vetëm aplikimet e pranuara para këtij afati do të merren në konsideratë. Për më shumë informacion dhe kohëzgjatje të detyrës, ju lutemi referojuni TOR (Kushtet e Referencës) ose kërkoni dosjen e plotë të tenderit në adresën e emailit të dhënë më lart.

 

Për informacion në anglisht klikoni këtu (for further information click here)

CLIMATE-SMART COASTAL PRACTICE FOR BLUE GOVERNANCE

1-External expertise on Mapping of the Stress and Risk Factors at the protected marine areas and the migratory paths between Greece and Albania.

TOR-Mapping of the stress

2-External Expertise for Health assessment monitoring stations  

TOR-Health assessment 

3-External expertise on Vulnerability of coastal zone due to climate change

TOR-Vulnerability of coastal zone

 

Subcategories

Copyright © Agjencia Kombëtare e Bregdetit 2015

Powered by KemiNet.net  

               Na ndiqni në: