AKB-ja ka për mision mbrojtjen dhe zhvillimin e një mjedisi të qëndrueshëm të zonës bregdetare, nëpërmjet monitorimit dhe kontrollit të të gjithë potencialit ekzistues të zonës bregdetare e detare dhe pasurive mjedisore që përfshihen brenda saj, si dhe kontrollin e veprimtarive turistike në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
KOMPETENCAT/PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TË AGJENCISË KOMBËTARE TË BREGDETIT:
- Sigurimin e performancës në zonat bregdetare;
- Organizimin e punës për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare;
- Organizimin e punës për nxitjen e investimeve në zonën bregdetare;
- Organizimin e punës për bashkërendimin e programeve, të projekteve zhvilluese me rëndësi për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare;
- Sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, nëpërmjet inspektimit dhe kontrollit të veprimtarive turistike.