Stafi i Ndërmarrjes Shtetërore i të Mirave Detare, vizitë në Tiranë

Në vijim të vizitës që Agjencia Kombëtare e Bregdetit bëri në Mal të Zi gjatë muajit nëntor edhe stafi i Ndërmarrjes Shtetërore i të Mirave Detarë në Mal të Zi erdhi në Shqipëri. Këto vizita ishin në kuadër të baskëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave nga të dyja palët. Gjatë vizitës 2 ditore në vendin tonë, […]
Studentë amerikanë në Tiranë

18 studentë nga Universiteti i Michigan në SH.B.A, kane kryer praktikën e tyre studimore pranë institucioneve shteterore. Disa prej ketyre studenteve kane zgjedhur Agjencinë Kombetare të Bregdetit për këtë praktikë. Ata i jane bashkuar stafit të AKB dhe kanë ndihmuar në projektet që janë nisur.
Plani i menaxhimit për ishullin e Sazanit

Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me Conservattoire du Littoral dhe PIM Initiative realizuan planin e menaxhimit të ishullit të Sazanit. Plani i menaxhimit është bazuar në një vizion: “Për të ruajtur, rivendosur dhe për të përmirësuar trashëgiminë kulturore të ishullit të Sazanit, duke siguruar përfitime të qëndrueshme ekonomike dhe ekologjike të komunitetit lokal në […]
Ishulli i Sazanit ka tërhequr edhe vemendjen e mediave te huaja

Më poshtë gjeni artikujt e shkruar nga media e huaj për Ishullin e Sazanit: Daily News – Derelict Albanian military island opens up to tourists The Space – Sazan Island: Communist Albania’s most secretive military base opens to tourists France 24 – Symbole de la Gerre froide, l’ile albanaise de Sazan s’ouvre au tourisme Liberation Monde […]
Ish ministri i jashtëm francez Vedrine viziton Sazanin

Ish-Ministri i Jashtëm Francez Hubert Vedrine ka vizituar ishullin e Sazanit ku është pritur nga stafi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Gjate vizitës së tij ish-Ministri është njohur me të shkuarën dhe projektet që ka qeveria shqiptare për kthimin e Sazanit në një atraksion eko-kulturor.
Ishulli i Sazanit hapet për turistët

Nga 25 Korriku, ishulli i Sazanit është hapur për turistët vendas dhe të huaj si një destinacion turistik, historik dhe natyror. Hapja e ishullit është bërë me marrëveshjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nën administrimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Në ditën e parë zyrtare të hapjes […]
Studentë dhe profesorë nga Venecia i bashkëngjiten projektit “Via Egnatia”

35 studentë dhe profesorë të Universitetit të Venecia-s, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit kanë filluar marshimin në rrugen antike romake “Via Egnatia”. Kjo, në kuader të projektit për vitalizimin dhe krijimin e një produkti turistik bazuar në këtë rrugë, që dikur lidhte orientin me perendimin.
Plani per Sazanin paraqitet në Samitin Botëror të Agjencive të Bregdetit

Plani shqiptar për transformimin e ishullit të Sazanit në një destinacion turistik të rëndësishëm është paraqitur në samitin e agjencive të bregdetit të Europës dhe vendeve të Mesdheut që është zhvilluar në Antibe të Francës. Ky është takimi më i madh ku agjencitë përgjegjëse të mbrojtjes dhe zhvillimit të bregdetit mblidhen së bashku për të […]
Agjencia e Bregdetit, në takimin e KE-së për itineraret turistik ne Madrid

Agjencia Kombëtare e Bregdetit merr pjesë për herë të parë në një takim të organizuar nga Këshilli i Europës në Madrid, mbi itineraret kulturore dhe turistike europiane. Ky takim bëri bashkë të gjithë administratorët dhe menaxherët e itinerareve turistike dhe kulturore, që tashmë janë pjesë e një zhvillimi të qëndrueshëm të turizmit europian. “AKB ka […]
Zhvillimi i qëndrueshëm i ishujve të vegjël.

Një iniciative e ndërmarrë nga Conservattoire du Littoral Francez solli bashkë një numër ekspertësh dhe administratorësh të ishujve në Mesdhe, Afrikë dhe Paqësor. Ishulli i Sazanit u përfaqesua nga AKB e cila prezantoi historinë dhe mundësinë që ka ky ishull për një zhvillim të qëndrueshëm në turizëm dhe eko sistemet detare.