Rrushkull

Ndodhet në rrethin e Durrësit. Sipëfaqja aktuale është 650 ha. Zona është e gërshetuar me pyll tipik mesdhetar e aluvial me vërri (Alnus glutinosa), vidh (Ulmus campestris) dhe frashër (Fraxinus angustifolia) si dhe pyllëzime artificiale me pisha mesdhetare; me lagunën e Bishtarakës si dhe me grykëderdhjen e lumit Erzen. Inventarizimet e shpendëve dimëronjës e kanë identifikuar si zonë IBA mjaft të rëndësishme të vëndeve të lageta. Delta e Erzenit me rëndësi për peshqit që riprodhohen në ujëra të ëmbla. Takohen këtu dhe duna të shprehura relativisht mirë, bimësi halo dhe hygrofite (tokave të kripura dhe vëndeve me ujë).

Primary Color

Secondary Color

https://bregdeti.gov.al/wp-content/themes/yachtsailing