1. Mosha minimale e drejtimit është 18 vjeç;
2. Para dhe gjatë lundrimit, drejtuesi i mjetit apo personi i ngarkuar në bord duhet:
a) Të sigurohet që të gjithë personat në bord përdorin një lloj të miratuar jeleku shpëtimi në
përputhje me certifikatën e mjetit lundrues të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare;
b) Lloji i jelekut të shpëtimit duhet t’u përshtatet përmasave të personit që do ta përdorë (të ofrohen jelekë shpëtimi për fëmijët);
c) Përpara fillimit të lundrimit me një varkë me motor apo me vela, kapiteni duhet të sigurohet që të gjithë personat të jenë të ulur;
d) Lundrimi lejohet vetëm në zonat e autorizuara;
e) Lundrimi në zonat e përcaktuara për notim është i ndaluar;
f) Gjatë gjithë kohës të respektohen rregullat e lundrimit (COLREG);
g) Të mbajë distancat e sigurisë: a) 50 metra nga jet ski-të, motorët e ujit apo mjetet e tjera lundruese me motor;
b) 100 metra nga notuesit;
c) 200 metra nga anijet në zonën e ankorimit dhe platformat larg bregut.
3. Pronari apo personi që jep me qira duhet të sigurohet për kushtet teknike dhe të sigurisë për pajisjet që ofron dhe një trajnim minimal për personin e ngarkuar për drejtimin e mjetit (drejtuesi i mjetit lundrues), midis të tjerash:
a) Trajnim bazë për përdorimin e mjetit lundrues;
b) Njohuri të përgjithshme mbi zonën, kushtet e motit, rreziqet dhe afatin kohor të autorizuar;
c) Kushtet teknike të motorit;
d) Rripin e sigurisë që vihet në dorë për fikje automatike të motorit apo litarin e sigurisë (për skafet, jet ski dhe motorët e ujit);
e) Karburant të mjaftueshëm për lundrimin e planifikuar;
f) Certifikata origjinale e mjetit, certifikata e përdorimit (e lëshuar nga Policia Kufitare dhe Migracionit) dhe licencat e ekuipazhit (nëse kërkohet sipas llojit të mjetit), duhet të mbahen në bord;
g) Të kontrollohen dhe të mbahen në bord të gjitha pajisjet e sigurisë, në sasi të mjaftueshme për të gjithë personat në bord (në varësi të mjetit të lundrimit), në përputhje me certifikatën e mjetit lundrues;
h) Të kontrollohet gjendja e pajisjeve të komunikimit (nëse kërkohet sipas llojit të mjetit të
lundrimit).
4. Drejtuesi i mjetit lundrues apo personi i ngarkuar, duhet të sigurohet që:
a) Të mos merren më shumë njerëz në bord se numri i autorizuar sipas certifikatës;
b) Kur mjeti është duke lundruar, të gjithë personat duhet të përdorin jelekët e shpëtimit (kostumet dhe
kokoret, në varësi të llojit të aktivitetit);
c) Të mbahet një kopje e hartës detare;
d) Të informohet Salla Operative e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit apo zyra që jep mjetin me qira mbi itinerarin e lundrimit, qëllimin e aktivitetit dhe kohën e vlerësuar të kthimit (ETA) në vendin origjinal të nisjes;
e) Gjatë afrimit për ankorim apo parkim në tokë, shpejtësia duhet të ulet në 4 nyje;
f) Lundrimi apo peshkimi në zonën e radit të anijeve është i ndaluar;
g) Lundrimi nëpër kanale, gjire, porte dhe zona të ngushta të bëhet me shpejtësi deri në 4 nyje. “Në rast EMERGJENCE në det bëj thirrje për të raportuar në kanalin 16 VHF (Kapitenerinë e Portit), në zyrën që ke marrë me qira apo telefono në numrin telefonik sipas tabelës, për të informuar llojin e emergjencës, vendndodhjen dhe gjendjen e ekuipazhit apo pasagjerëve në bord.”