Ndodhet në rrethet Lushnjë, Fier e Kavajë. Sipëfaqja aktuale 22,230ha. Është pa dyshim zona më e rëndësishme përgjatë zonës bregdetare të vendit dhe nga më të rëndësishmet në Mesdhe. Takohen një sërë habiatatesh si: delta lumenjesh, laguna, duna ranore, bimësi të ndryshme pylli me pishë të butë dhe të egër dhe me prani të dëllënjës kokërrmadhe (Juniperus monocarpa). Takohen 3 lloje endemike salepesh të gjinisë Orchis dhe lloji endemik Aster albanicus. Përgjatë deltave takohet gjitari globalisht i kërcënuar lundërza (Lutra lutra). Përhapje ka dhe çakalli, dhelpra, baldosa, etj. Parku dhe zona rreth tij ka vlera historike, kulturore, arkeologjike me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit.