Lumi Buna

Gjendet në rrethin e Shkodrës. Sipëfaqja aktuale është 23,027ha. Këneta e Domit është një zonë e rëndësishme për shpendët. Përmes lumit realizohet migrimi i disa lloje peshqish, si blinit (Acipenser sturio). Në këtë zonë takohet dhe arra e ujit (Trapa natans). Ndër gjitarët veçojmë llojin globalisht te kërcënuar lunderzen (Lutra lutra). ZM ndërkufitare dhe një nga IBA-t (Zonë e Rëndësishme për Shpendët) më të rëndësishme të vëndit. Zonë me bimësi tipike mesdhetare, dhe zonë e arealit të llojit pothuaj në zhdukje të rrënjës (Quercus robur). Në zonë takohen lloje kafshësh të një rëndësie Evropiane si Phalacrocorax pygmeus, Lutra lutra dhe çakalli (Canis aureus). Një lagune me vlera, në mënyrë të veçantë për avifaunën ujore, sidomos për llojet migratore dimëronjës, një pjesë e të cilëve mbrohen nga konventa e Bonit.

Primary Color

Secondary Color

https://bregdeti.gov.al/wp-content/themes/yachtsailing